Ballina Lajmet Rajon dhe Botë IKEA gati për të investuar 50 mln euro në Beograd

IKEA gati për të investuar 50 mln euro në Beograd

IKEA planifikon të përfundojë ndërtimin e një parku me pakicë prej 50 milionë eurosh në Beograd deri në fund të vitit 2020, tha të mërkurën CEO i kompanisë për Europën Juglindore (SEE), Stefan Vanoverbeke.

Ndërtimi i pjesës me pakicë do të nisë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe do të përfundojë në pranverën e vitit 2020, tha Vanoverbeke, cituar në një deklaratë nga ministria e infrastrukturës e Serbisë.

“Ky projekt jo vetëm që do të sjellë në vendin tonë të ardhura të reja dhe një investim me vlerë 50 milionë euro, por do të lejojë punësimin e 400 njerëzve”, tha ministri serb i infrastrukturës Zorana Mihajloviç gjatë një takimi me Vanoverbeke në Beograd. I

IKEA ka në plan të investojë gjithsej 200 milionë euro në Serbi në pesë vitet e ardhshem. Në gusht të vitit 2017, IKEA hapi një dyqan në Beograd, i pari në Serbi. /MESAZHI/