“Ikjet e befasishme nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se përforcojnë idenë se jeta është një shajni vezulluese, një udhëtim me kohë dhe orë të përcaktuar, një pikënisje që herët a vonë do të mbërrijë në ‘destinacion’, një përpjekje e pakuptim drejt diçkaje që është me afat ‘skadence’, por që merr kuptim vetëm nëse shenjat që lë, hapat që hedh, gjurmët që ndjek, rrugëtimi që bën, udhëhiqen nga Transhendentja, e Madhërishmja dhe e Pakohshmja, prej së cilës buron jeta dhe vdekja, koha dhe hapësira, ekzistenca dhe gjithçka që është pjesë e së njerëzishmes, që prej fillimit paralajmëron fundin, prej lindjes vdekjen, prej jetës amshimin.”
——
Në këtë prag iftari lutemi për shpirtin e Namirit (Zoti e Mëshiroftë).
Nga: Hoxhë Vladimir Kera 19.03.2026









