Imami Abazi: Turqia të jetë garantuesi ynë në bisedimet me Serbinë

Ne nuk do të shohim ditë, deri sa Turqia të mos jetë garantuesi ynë në bisedime me Serbinë tha imami Husamedin Abazi nga Prishtina në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

“Konkret n’Katrorë!
Pa diplomaci dhe shkurt e shqip!
Ne nuk do shohim dit, deri sa te kerkojme qe Türkiye te jete garantuesi i yne ne Bisedime dhe Marreveshje perfundimtare me Serbine! Ne nuk kemi aleat strategjik me te qendrueshem dhe me real nga Fuqite e medha se sa SHBA-ne dhe Türkiye-n!”