Imran Khan betohet si kryeministër i ri i Pakistanit

Ish-kriketeri Imran Khan është betuar si kryeministër i ri i Pakistanit, më shumë se dy dekada pasi ai hyri në politikë.

Ai u zgjodh kryeministër përmes një votimi në Asamblenë Kombëtare të vendit të premten.

Partia e tij PTI fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e korrikut dhe Z. Khan u bë kryeministër me ndihmën e partive të vogla.

Korrespondentët thonë se prioritet i tij do të jetë trajtimi i një krize financiare, me ekonominë që ka nevojë për një paketë të madhe shpëtimi.

Në një fjalim në parlament, 65 vjeçari Khan përsëriti premtimin e fushatës së tij për të mbajtur politikanët “e korruptuar” përgjegjes, dhe për të përmirësuar mundësitë për të rinjtë.

“Para së gjithash, ne do të fillojmë me përgjegjësi të rreptë. Betohem para Zotit se kushdo që ka plaçkitur këtë vend do të dënohet”, tha ai.

“Unë nuk u ngjita mbi supet e diktatorit, kam arritur në këtë vend pasi kam luftuar për 22 vjet”. /MESAZHI/