Imran Khan merr dozën e parë të vaksinës COVID-19

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan të premten mori dozën e parë të vaksinimit kundër COVID-19 dhe u kërkoi qytetarëve të vendit të tij të sigurojnë zbatimin e plotë të masave për të parandaluar rritjen e rasteve të koronavirusit.

Kjo vjen pasi Pakistani ka pranuar një donacion prej gjysmë milioni vaksinash Sinopharm nga Kina ditën e djeshme.

Khan, 67 vjeç, u vaksinua si pjesë e fushatës mbarëkombëtare të vaksinimit anti-koronavirus, e cila është duke u zhvilluar në fazën e saj të parë.

Vaksina COVID-19 po u ofrohet njerëzve 60 vjeç e lart dhe punonjësve shëndetësor.

Pakistani të pnjten gjithashtu vendosi masa shtesë në zonat e goditura më keq nga koronavirusi ndërsa vendi regjistroi një rritje të mprehtë në rastet pozitive. Të gjitha tregjet, qendrat tregtare, zyrat dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura në zonat e bllokimit. Sidoqoftë, dyqanet ushqimore, spitalet, farmacitë, furrat e bukës, mishtoret dhe dyqanet e qumështit do të lejohen të qëndrojnë të hapura./Mesazhi.com