Inagurohet tuneli më i gjatë hekurudhor i Skandinavisë

Një linjë hekurudhore që përfshin tunelin më të gjatë hekurudhor në Skandinavi u vu në funksion në Norvegji të dielën.

Pasagjerët tani mund të udhëtojnë nga qyteti i Skive në kryeqytetin Oslo në linjën e re Follo me dy binarë përmes tunelit Blix gati 20 kilometra të gjatë, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga 22 në 11 minuta.

Linja do të hapej zyrtarisht të hënën nga mbreti norvegjez Harald V.

Sipas kompanisë hekurudhore Bane NOR, kostot e projektit shumëvjeçar arritën në 36.8 miliardë korona norvegjeze (3.6 miliardë dollarë).