Indinjatë në rrjet, policia dëboi me dhunë emigranten shtatzënë

Një indinjatë të thellë kanë shkaktuar pamjet e përfunduara nëpër rrjetet sociale, të policisë franceze që nxirrte jashtë një treni një emigrante shtatzënë. Pamjet janë publikuar nga 3 studentë francezë e kanë bërë xhiron e botës.

Gruaja kapet nga agjentët prej duarsh e këmbësh, pas një kontrolli që u shoqërua mes britmash dhe protestash. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Nice Matin”, emigrantja udhëtonte me familjen e saj me trenin e nisur nga Ventimiglia në Itali, por u detyrua të zbriste përpara kohe në Mentone.

“Duhet të zbrisni, urgjentisht!”, ulërisnin agjentët në videon e publikuar, ndaj një mashkulli që iu kundërpërgjigj në anglisht:

“Përse po më arrestoni? Jam me gruan shtatzënë”.

Bashkëshorti i shtatzënës kishte refuzuar t’i tregonte dokumentet agjentëve, të cilët vendosën ta zbrisnin atë familjarisht. Por situata degjeneroi në një sherr mes tij dhe atyre. “Mos e prekni gruan time, është shtatzënë”, ulëriste ai.

Pamjet u xhiruan me celular nga 3 studentë në Universitetit të Kanës, që ishin duke u rikthyer nga Ventimiglia, një qytezë pranë kufirit italo-francez, pikërisht nga një punimet për një reportazh mbi situatën e emigrantëve në këtë kufi.

Edhe 3 studentët përfunduan nën kontrollin e policisë. Videoja e xhiruar në shkurt u dorëzua në autoritetet përgjegjëse për të hetuar mbi dhunën e policisë. Më 27 mars ajo përfundoi në internet, duke shkaktuar polemika e indinjatë.