Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indonezi, ngritet niveli i alarmit pas shpërthimit të vullkanit

Indonezi, ngritet niveli i alarmit pas shpërthimit të vullkanit

Autoritetet indoneziane sot kanë ngritur nivelin e alarmit për shkak të shpërthimit të vullkanit Anak Krakatoaa, pas cunamit i cili fundjavën e kaluar shkaktoi erupsion dhe mori 430 jetë njerëzish ndërsa 159 llogariten si të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e vullkanologjisë dhe zvogëlimin e rreziqeve gjeologjike njoftoi se gjendja e gatishmërisë në Anakut Krakatoa është ngritur në nivelin e tretë, që është një nivel nën atë më të lartin. Prandaj, të gjitha fluturimet afër vullkanit janë riorientuar.

Shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e së shtunës bëri që një pjesë e kraterit të vullkanit të shembet dhe të bie në oqean, që shkaktoi një cunami me valë deri në 5 metra të larta, e cila goditi bregdetin e kanalit Sunda. Përveç viktimave në njerëz cunami ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar qindra shtëpi, dyqane dhe anije.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku pllakat tektonike përplasen dhe shkaktojnë aktivitet të shpeshta sizmike dhe vullkanike.

Në shtator të këtij viti, një tërmet 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin Sulawesi, e cila shkaktoi cunami që mori më shumë se 2.000 jetë njerëzish.