Iniesta nuk do të transferohet në Juventus

Andres Iniesta nuk do të transferohet në Juventus.

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta ka bërë të ditur se mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta nuk do të transferohet te klubi italian.

Marotta ka theksuar se ka raporte të mira me klubin katalan por prapë kjo nuk nënkupton se Iniesta do të mbërrijë në Torino.

“Iniesta është kampion i madh, ka kontratë dhe sigurisht do ta vazhdojë te Barcelona”, deklaroi Marotta për “La Sexta”, përcjell “lajmi.net”.

“Kemi raporte të mira me Barcelonën por Iniesta është futbollist shumë i rëndësishëm për ta, andaj mendoj se do të mbetet te Barcelona”, u shpreh ai.