Instagram do të ketë më shumë reklama

Meta tha se për herë të parë do të testojë realitetin virtual për reklama në kohështrirjen dhe historitë e Instagram.

Të ardhurat e Meta ranë për herë të parë në tre mujorin e dytë të 2022 ndërsa kompania po analizon sesi ti rikthejë në nivelet e mëparshme duke mbajtur investitorët të kënaqur.

Një prej mënyrave është duke u përpjekur të nxjerrë më shumë para nga Instagram. Kështu kompania do të vendosë më shumë reklama në aplikacione, kryesisht në tabin Explore si dhe tek postimet në profilin e përdoruesve.

Brendet tashmë mund të vendosin reklama në Explore por reklamat në profile janë ende në fazë testuese. Kompania do tu ofrojë krijuesve një mundësi për të fituar një pjesë të të ardhurave për reklamat që shfaqen ë profilet e tyre.

Meta tha se për herë të parë do të testojë realitetin virtual për reklama në kohështrirjen dhe historitë e Instagram. Sipas kompanisë këto reklama ju japin përdoruesve mundësinë për të testuar një kuzhinë virtuale në shtëpinë e tyre apo të shohin më mirë një makinë.

Gjithashtu kompania po eksperimenton me formate të reja reklamash në Facebook dhe Instagram Reels ku përfshihet një format i ri ku reklamat mund të anashkalohen pas 10 sekondash.

Kompania po teston edhe reklamat karusel të cilat i shikoni në fund të Reels në Facebook. /PCWorld Albaniana