Instagram shton masat e sigurisë, bën më të lehtë rikuperimin e llogarive të hakuara

Nëse nuk mund të kyçeni në llogari, mjafton të shkoni në këtë hapësirë në uebsajtin e Instagram.

Instagram prezantoi më shumë mjete sigurie dhe privatësie. Në mesin e tyre është një hapësirë ku njerëzit mund të shkojnë dhe të raportojnë apo të zgjidhin problemet me aksesin në llogarinë e tyre.

Mjetet mund të provojnë shumë të dobishme për përdoruesit të cilët janë hakuar dhe po hasin vështirësi të marrin aksesin në llogarinë e tyre.

Nëse nuk mund të kyçeni në llogari, mjafton të shkoni në këtë hapësirë në uebsajtin e Instagram.

Rrjeti social to t’ju pyesë nëse problemet vinë nga një llogari e hakuar, nga një fjalëkalim i harruar, nga një imitim, humbje të metodës së verifikimit me dy faktorë apo nga një llogari e çaktivizuar.

Një metodë është të verifikoni llogarinë se është e juaj duke konfirmuar identitetin. Nëse bllokoheni jashtë llogarisë mund të kërkoni prej dy miqve në Instagram të verifikojnë identitetin e tyre.

Instagram filloi testimin e këtij funksionaliteti në fillim të vitit dhe tashmë është e disponueshme për të gjithë. Miqtë tuaj kanë 24 orë kohë për tu përgjigjur kërkesës.

Nëse e bëjnë, Instagram ju jep juve mundësinë për të ndryshuar fjalëkalimin.

Gjithashtu platforma po aplikon më shumë masa për të parandaluar hakimin. Shërbimi heq llogaritë nga sistemet e saj të cilat konsiderohen të rrezikshme përfshirë ato që imitojnë të tjerët.

Së fundi etiketat blu të verifikimit do të shfaqen në më shumë pjesë të aplikacionit përveç profilit. /PCWorld Albanian