Inteligjenca intelektuale apo emocionale

Prof. Dr. Rrahman Ferizi

Inteligjenca emocionale ose (EI) është aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet dhe ato të njerëzve përreth. Njerëzit me një shkallë të lartë të inteligjencës emocionale e dinë se çfarë ndjejnë, çfarë kuptimi kanë emocionet e tyre dhe se si këto emocione mund të ndikojnë te njerëzit e tjerë.

-Inteligjenca intelektuale (koeficienti i inteligjencës-IQ është i lindur), kjo dallohet edhe në sasinë e mbështjellësit të qelizave nervore (neurocitet) pjesa gri, apo mielinike.
– Inteligjenca emocionale (EQ) mund të jetë pjesërisht e lindur dhe e fituar, ndikuar edhe nga trekëndëshi pedagogjik (familje-shkollë-rrethi shoqëror).
– Inteligjenca emocionale, ndërlidhet edhe nga potenciali emocional (psiko-stabiliteti), si dhe reflektimi spiritual ose shpirtëror, që burimin kryesisht e ka jo vetëm nga pjesa biologjike-materiale sa edhe nga aspekti kozmik-hyjnor, duke mundësuar:

– akumuluar energji pozitive
– rregulluar auren interpersonale
– ekuilibruar relacionin hormonal-emocional.

Si një urë-komunikimi e rëndësishme mes instiktit-intelektit, psikës-trupit mes individit dhe rrethit shoqëror, si dhe komunitetit në përgjithësi.

-Andaj një potencial i mirë shpirtëror (energji hyjnore, kozmike) është derivati thuajse kryesor, për të vazhduar në rrugëtimin e jetës, ndër-sfidat dhe sukseset interpersonale, familjare edhe shoqërore.

Krahasuar me të kaluarën, sot, sigurisht edhe në të ardhmen, njeriut koshient i është lehtësuar aplikimi dhe avancimi i koeficientit të inteligjencës (IQ), eksplorimi, njohja më e mirë e botës dhe kozmosit?!.

Mirëpo, inteligjenca emocionale (EQ) sigurisht (krahas aplikimit normativ të IQ) do të jetë vendimtare për të ruajtur dhe avancuar njeriun si një qenie komplekse, në raport ndër dhe interpersonal.

Inteligjenca emocionale (EQ) mundëson të ruhet ekuilibri mes njerëzve, komuniteteve dhe popujve:

Pra një njeri dhe shoqëri njerëzore me filozofi edhe emotive ndaj jetës, i cili e sfidon njeriun-shoqërinë e botëkuptimit vetëm sipas Niçes apo dialektikës materialiste se,-njeriu për njeriun ujk (Homo homini lupus est).

Sipas shkencëtarit Goleman – 7 shenjat e mëposhtme të EQ stabile:

– Empatia/interesimi për të tjerët
– Vetë-ndërgjegjësimi për pikat e forta dhe të dobëta
– Të vepruar me integritet
– Vetë-ndërgjegjësimi i ndjenjave
– Të fokusuarit në të tashmen
– Vetë-motivuarit
– Kufij të vendosur mirë (kompetenca).

Emocionet, mund të definohen si tjegulla xhami.
Ato mund të thyhen, gërvishtën, degradohen, de-formohen, keq-formohen etj.

Shenjat e inteligjencës së ulët emocionale:

– Vetë-ndërgjegjësim i ulët, me shumë opinione (konfuzitet)
– Mungesa e ndjeshmërisë, i pandjeshëm
– Mungesa e llogaridhënies, fajësimi i të tjerëve
– Aftësi të dobëta përballuese, motivim i ulët
– Vetërregullim i ulët, shpërthime emocionale të paparashikueshme
– Aftësi të dobëta sociale, probleme në relacione.

Andaj, ndërtimi i shëndosh emocional i fëmijës, nxënësit, individit, edukatorit, prindit, menaxherit, liderit etj, është shumë me rëndësi për t’u ruajtur ekuilibri i shëndetshëm në familje dhe shoqëri.

Sa më të qëndrueshëm emocionalisht, më progresive; Familja-Njeriu-Shoqëria-Bota.

Njeriu është pasqyrë në botën e emocioneve.

“Emocionet janë si copëza dinamiti-mund të përdorën për energji po mund edhe të kalojnë në eksploziv”

-Labiliteti emocional:

Labiliteti emocional i lindur (nuk ndryshon) duhet përpjekje të monitorohet.

Labiliteti emocional i fituar – vjen si rezultat edhe nga mungesa e motivit për shoqëri-m, shkëputja fizike-emocionale, si dhe lidhja me teknologjinë-zhvendosje si një algoritëm-2 apo 3D.

Si të ruhet EQ:

“Imuniteti” i EQ ngjason me atë të organizmit si dhe varët edhe nga ajo që:

– shikohet
– dëgjohet
– lexohet
– shoqërohet
– afirmohet
– përjetohet
– ëndërrohet
– jetësohet etj.

Përmirësimi i nivelit të EQ, përmes:

– Vetëdijesimit
– Vetërregullimit
– Motivimit
– Empatisë
– Aftësisë sociale (solidaritetit-altruizmit)
– Akumulim kozmik (meditimit-ritualeve)
– Reflektimit pozitiv në raport ndër dhe interpersonal.

Inteligjenca emocionale (e njohur ndryshe si koeficienti emocional -EQ) është edhe aftësia për të kuptuar, përdorur dhe menaxhuar emocionet në mënyra positive, për të lehtësuar stresin, për të komunikuar në mënyrë efektive, për të empatizuar me të tjerët, për të kapërcyer sfidat dhe për të zbutur konfliktin.

“Njeriu ngjason me një vazo emocionale, emocionet sikur gjethet e saj – ato mund të shndërrohen në lule apo në gjemba”.

Dr. Rrahman FERIZI