Ballina Artikuj Interesante është puna e njeriut (insanit)

Interesante është puna e njeriut (insanit)

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Ashtu siç ka thënë i dashuri ynë, Muhamedi a.s.:
“Mos u ngjasoni me tri kafshë në namaz:
– me gjelin (që ulet dhe ngrihet në ruku e sexhde me nguti),
– me dhelprën (që sillet me dinakëri, duke shikuar rreth e rrotull),
– me qenin(që i shtrin bërrylat në tokë gjatë sexhdes).”
Ky Hadith nxit për qetësi, përulësi dhe përqendrim në namaz, duke ndaluar imitimin e sjelljeve të shkujdesura apo të pahijshme.

Falënderimi i qoftë Allahut, sa i mëshirshëm dhe i madh që është. Edhe pse besimtarët, nganjëherë, bien në këto gabime (mekate) gjatë namazit, Ai, me mëshirën e Tij, i fal dhe ua pranon adhurimin.
Kjo tregon se mëshira hyjnore është më e madhe se mangësitë njerëzore.

Falënderimi i qoftë Allahut për madhështinë e Islamit dhe për zemrën e besimtarit të sinqertë.
Edhe pse disa besimtarë, me sjelljet e tyre, bien në këto gjendje:
-në ngutje si gjeli, në dredhi si dhelpra dhe në gjuhë të shthurur (gibet) si qeni, vëllazëria islame i përfshin dhe i pranon.

Hadithi në fjalë shërben edhe si pasqyrë morale për sjelljen e njeriut, jo vetëm në namaz, por edhe në jetën shoqërore.

Allahu na faltë dhe na mundësoftë të jemi të sinqertë në publik dhe në vetmi, haptas dhe në shoqëri, në adhurim dhe në sjellje. Amin.

Prof.Dr. Rrahman Ferizi