Interi fiton Superkupen e Italisë

Inter Primavera është shpallur kampion i Superkupës së Italisë pasi në finale mposhti Romën me rezultat 2-1.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Vechi triumfoi në San Siro pas 120 minuta lojë, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

Golat për te rinjte e Interit i shënoi Colidio në minutën 3 dhe 118 ndërsa për romakët shënoi Marcucci në minutën e shtatë.