Interi ka gati dy përforcime në merkaton e dimrit

Gjiganti italian duket se nuk ëshë i kënaqur me fondin e futbollistëve që ka aktualisht.

Skuadra e Interit po mendon të përforcohet në merkaton e dimrit dhe tashmë ka disa opsione, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Serie A duan të nënshkruajnë me një sulmues të ri për të zëvendësuar Alexis Sanchez.

Reprezentuesi kilian nuk është i kënaqur me minutazhën e tij nën urdhërat e Simone Inzaghit dhe pritet të largohet në janar.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi do të transferojë dy lojtarë në janar, Luka Jovic dhe Alexandre Lacazzete janë në radarin e ‘Nerazzurëve’.

Jovic, 23 vjeç, është ende i ri, por ka përvojë ndërkombëtare dhe përshkruhet si një “zgjidhje ideale” për Interin.

Sulmuesi serb ka luajtur gjashtë ndeshje në të gjitha garat me Real Madrdi këtë sezon, duke grumbulluar vetëm 84 minuta në total.

Lacazette i Arsenalit po monitorohet gjithashtu nga ekipi italian. 30-vjeçari ka kontratë me ‘Gunners’ deri në qershor 2022 dhe mund të shkojë në Itali me çmim të ulët.

Nahitan Nandez gjithashtu është në radarin e kampionëve të Italisë, ai ishte afër transferimit tek ta gjatë verës, por nuk u arrit marrëveshja mes dy klubeve.