Interi mposht Porton

Është mbyllur me rezultatin 1-0, dueli i parë i raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, mes Interit dhe Portos. Goli i Lukakut në minutën e 86-të, i dhuroi fitoren e artë skuadrës së Inzagit, e cila vuajti jo pak, për të shkuar drejt triumfit.

Për këtë sukses ka meritë padyshim edhe portieri Onana, qe ishte vendimtar me pritjet e tij. Miqtë nga Portugalia mbetën me 10 lojtarë në minutën e 78-të, pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Otavios.

Gjithsesi një rezultat minimal qe lë gjithçka të hapur edhe në ndeshjen e kthimit, ku zikaltërve do t’iu duhet të bëjnë shumë kujdes për të shkuar drejt kualifikimit.