Iphone dhe Samsung humbin garën, ky është telefoni më i kërkuar

Shtatë vite pas hyrjes në garën e telefonave të mençur, Huawei po shet më shumë telefona se sa Apple.

Sipas kërkimit të fundit të Counterpoint Research, dominimin e madh, të cilin me vite e kishin Samsung dhe Aple në fushën e shitjes së telefonave, e ka ndërprerë kompania Huawei, e cila tani mban pozitën e dytë të prodhuesit më të madh të telefonave.

Counterpoint thekson se sipas rezultateve nga qershori dhe korriku, Huawei ka kaluar Apple.

Sugjerohet se kjo është situatë momentale, pasi që gjërat do të ndryshojnë pas publikimit të iPhone 8 javën e ardhshme.

Rezultatet pozitive të Huawei i atribuohen investimeve konstante në kërkim dhe zhvillim, së bashku me marketingun agresiv dhe zgjerimin e kanalit të shitjes.

“Huawei është i varur nga tregu vendor në Kinë, ku ruan pozitën e liderit, si dhe në tregun evropian, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme”, tha Peter Richardson, drejtor i Counterpoint Research./Mesazhi/