Irak: Kryeministri Mohammed Shia al-Sudani do të vizitojë Moskën javën e ardhshme

Mohammed Shia al-Sudani

Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani do të bëjë një vizitë dy-ditore në Moskë javën e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve Reuters duke cituar burime qeveritare në Bagdad.

Kryeministri irakian do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të martën e ardhshme dhe do të largohet nga kryeqyteti rus 24 orë më vonë.

Mediat irakiane kishin paralajmëruar që nga muaji i kaluar vizitën e Mohammed Shia al-Sudani në Rusi, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi mes dy vendeve në nivel politik dhe ekonomik. /abcnews