Ballina Lajmet Iran, ekzekutohen tre presona të dënuar për vjedhje

Iran, ekzekutohen tre presona të dënuar për vjedhje

Autoritetet e Iranit kanë ekzekutuar dënimet me vdekje ndaj tre të dënuarve për pjesëmarrje në vjedhjen e një argjendarie, transmeton Anadolu Agency (AA). Ekzekutimi me varje u krye në krahinën Gohgiluye dhe Buyer Ahmed në jugperëndim të Iranit. Agjencia e lajmeve të Iranit IRNA raporton se prokurori Gulamriza Mezari ka thënë se tre të ekzekutuarit u dënuan për vjedhjen në të cilën u vra pronari i një argjendarie. Të ekzekutuarit ishin anëtarë të një rrjeti vjedhësish, të cilët kryesisht shënjestronin argjendaritë dhe bizneset që shisnin mallra të shtrenjta.