Iran: Lufta po i afrohet fazës së përhapjes në fronte të tjera

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, Husein Emir Abdullahiyan, zgjidhjes politike të konflikteve mes Izraelit dhe grupeve palestineze po i ikën koha dhe lufta po i afrohet fazës së përhapjes në fronte të tjera, transmeton Anadolu.

Në platformën e mediave sociale X, Abdullahiyan njoftoi se ka diskutuar për çështjen e Palestinës në telefon me homologët e tij të Tunizisë, Malajzisë dhe Pakistanit.

“Sot, në bisedimin tim me homologët e mi tunizianë, malajzianë dhe pakistanezë, u theksua se vrasjet dhe krimet e luftës të kryera nga sionistët në Gaza duhet të ndalen sa më parë dhe ndihma humanitare të dërgohet shpejt në rajon. Kam deklaruar se koha për zgjidhje politike po mbaron dhe se lufta pashmangshmërisht po i afrohet fazës së mundësisë së përhapjes në fronte të tjera”, shkroi Abdullahiyan.