Irani fiton sfidën ndaj Wales

Irani ka fituar sfidën ndaj Wales me rezultat 2 – 0 me golat që u shënuan në fund të lojës shtesë.

Iranianët ishin skuadër dukshëm më e mirë gjatë gjithë lojës, duke përfshirë një gol të anuluar e dy shtylla të goditura, shkruan lajmi.net.

Ishin zëvendësuesi Chesmi dhe Rezaeian që me dy gola të shpejtë e vendosën ne avantazh Iranin ndaj një Wales të dobët.

Vlen të theksohet se në minutat e fundit të kohës së rregullt, Wales mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi portieri Hennessy u përjashtua me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Me këtë fitore, Irani ngjitet në pozitën e dytë me 3 pikë të mbledhura pas dy ndeshjes, ndërsa Wales mbetet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë në dy ndeshje.

Në anën tjetër, gjithçka në grup mbetet e hapur derisa të kuptohet rezultati midis Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa në xhiron e fundit, Wales do të përballet me Anglinë e Irani me SHBA-të.