Irinej: Kosova është Jerusalemi i Serbisë

Patriarku serb, Irinej, ka vazhduar me deklarata politike, duke e quajtur Kosovën “Jerusalem i Serbisë”.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një interviste televizive në Serbi, në të cilën ka folur vetëm për politikë.

Me Kosovën, Irinej thotë se “ndërkombëtarët kanë bërë padrejtësi në historinë e kulturën tonë”, por se “kurrë nuk do të lejojmë që ta humbasim”.

“Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë”, tha Irinej, transmeton lajmi.net.

Kur u pyet nëse mendon se Kosova mund të humbet nga Serbia, ai ka thënë se “na është krijuar kjo përshtypje në mendjen tonë”, por se “Kosova nuk bën të humbet” e “as që do e lejojmë një gjë të tillë”.

“Nuk kemi probleme me shqiptarët, por politika po i shkakton këto probleme”, deklaroi partiarku serb.