Ish-lideri i Katalonjës dorëzohet në policinë e Belgjikës

Ish presidenti i i Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 4 ish-ministra janë dorëzuar në policinë e Belgjikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit të televizionit publik të Belgjikës VRT NWS, Puigdemont dhe ministrat Maria Aleu Serret, Antoni Oliveres Comin, Lluis Gordi Puig dhe Clara Obiols janë dorëzuar në policinë e Belgjikës.

Pritet që Prokuroria Federale e Belgjikës të japë deklaratë lidhur me çështjen.

Sipas lajmeve të mediave spanjolle pretendohej se Puigdemont dhe katër ministrat sot do të ndalohen nga policia e Belgjikës.

Gjykata Kombëtare e Spanjës dje edhe zyrtarisht ka dorëzuar në Prokurorinë Federale të Belgjikës urdhër arrestin në nivel evropian për Puigdemont dhe 4 ish-ministra, për shkak të rolit të tyre në shpalljen e pavarësisë së njëanshme, duke i akuzuar për “rebelim kundër shtetit, kryengritje dhe keqpërdorim të pronës publike”.

Puigdemont dhe katër ministrat ikën në Belgjikë para se të merrej vendimi për arrestimin e tyre.