I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, Bashkim Gashi nga Suhareka e ka refuzuar ftesën për intervistim nga kjo gjykatë.
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton opinionin se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale”.
“Meqenëse Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë, ne si OVL UÇK, i sugjerojmë që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët. Kërkojmë nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë, dhe për çdo informim të kontaktohet OVL e UÇK-së”, thuhet në njofimin e organizatës së veteranëve








