Ish-rrjeti social Twitter, X, do të grumbullojë të dhëna për trajnimin e modeleve AI

Tashmë përmes një politike të re privatësie, X thotë se grumbullon disa informacione personale për trajnimin e modeleve AI.

Javën e kaluar Bloomberg raportoi se media sociale e njohur më parë si Twitter, X, kishte filluar të grumbullonte informacione biometrike, së bashku me të dhëna rreth punës dhe edukimit të përdoruesve.

Tashmë përmes një politike të re privatësie, X thotë se grumbullon disa informacione personale për trajnimin e modeleve AI.

Politika e privatësisë qartësisht lë të kuptohet se kompania planifikon të përdorë informacionin që grumbullon, së bashku me të dhëna publikisht të aksesueshme, për të trajnuar algoritmet e machine learning.

“Ne mund të përdorim informacionin që mbledhim dhe informacionin e disponueshëm publikisht për të ndihmuar në trajnimin e modeleve tona të machine learning ose inteligjencës artificiale për qëllimet e përshkruara në këtë politikë,” thotë X.

Vetë Musk ka konfirmuar ndryshimin por thekson se vetëm informacioni publikisht i aksesueshëm do të përdoret dhe jo ato që shpërndahen përmes mesazheve direkte apo çdo gjë tjetër private.