Ish-sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut: Sulmet e Hezbullahut ndaj Izraelit janë një lojë me marrëveshje

Subhi al-Tufayli
Subhi al-Tufayli

Ish-sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Subhi al-Tufayli, shpjegoi thelbin e rezistencës të mbrojtur nga aleanca e udhëhequr nga Irani, duke konfirmuar gënjeshtrat dhe josinqeritetin e saj në bisedimet për mbështetjen e Gazës. Ai theksoi se kjo është një farsë që përfshine Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Izraelin dhe Iranin, në bashkëpunim me regjimet marionete arabe, si ai i Egjiptit dhe Emirateve.
Në një intervistë për televizionin sirian, në përgjigje të pyetjes së moderatorit: “As armët iraniane dhe as Hezbollahu nuk do të përdoren patjetër për të shpëtuar Gazën. A jeni i sigurt për këtë?”
El-Tufeyli u përgjigj: “Po, ajo që po ndodhe në kufirin mes Palestinës dhe Libanit jugor është vetem një marreveshje. Operacionet dhe sulmet e kufizuara ndaj objektivave ushtarake në kufirin izraelit janë vetëm një përpjekje për të shpëtuar fytyrën ose për të mashtruar masat e zakonshme sunite dhe shiite.

Synimi i Hezbollahut është t’u dërgojë një mesazh atyre që besojnë në aleancën e rezistencës, por që janë mashtruar prej saj, në kuptimin: “Ne po përpiqemi sa të mundemi të mbështesim Gazën. Ne nuk mund të qëndrojmë kundër avionëve, aeroplanmbajtësve, anijeve dhe gjithe botës, ndaj operojmë brenda kufijve të asaj që mund të bëjmë, pa provokuar dhe ndezur konflikte.”
El-Tufayli i përshkroi përpjekjet që po ndodhin në kufijtë e Libanit jugor dhe Palestinës si një lojë e organizuar mes iranianëve, amerikanëve dhe sionistëve.

Kur moderatori e pyeti: “A ka ndonjë provë që ka një marrëveshje?”. Ish-sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut u përgjigj:
“Sigurisht, ju them se jam ne rrjedha për këto çështje dhe kam informacione të caktuara”. Më kujtohen zgjedhjet e vitit 2018, kur pashë sekretarin e përgjithshëm të Hezbollahut në Liban, Hassan Nasrallah, të thoshte: “George Nader (lobist dhe këshilltar politik libanezo-amerikan), i dërguar nga ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney, erdhi tek unë dhe filluam të flasim për çështjet për të cilat ishim dakord, duke përfshirë se ato na forcojnë dhe na mbështesin në Liban në këmbim të dy gjërave”.

Gjëja e parë, sipas asaj që shpjegoi ish-sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, ishte që Nasrallah të mbronte kufijtë e armikut sionist dhe të merrte pjesë së bashku me amerikanët në luftën brenda rajonit (shkatërrimi i Libanit dhe Sirisë). në këmbim të mbështetjes amerikane prej dy miliardë dollarësh !

Subhi El-Tufeyli gjithashtu tha për Hezbollahun dhe Iranin: “Ata e mbrojtën armikun sionist në të kaluarën. Ata morën pjesë në luftimet në rajon dhe luajtën lojërat e tyre rreth Libanit pa i prekur askush. Ata ishin të mbrojtur nga perëndimorët dhe formula u zbatua plotësisht.”

Më pas ai shtoi: “Shuma e parave që iu pagua Hezbollahut pas luftës së vitit 2006, ishte më shumë se dy miliardë, në këmbim të mbrojtjes së kufijve të Izraelit. Edhe pse marrëdhëniet mes Hezbollahut dhe Arabisë Saudite u ndërprenë, paratë e para që i erdhën Hezbollahut nga Arabia Saudite ishin më shumë se 700 milionë dollarë. Sigurisht, sauditët nuk i dërguan ato para me dëshirë, ata i dërguan me porosi amerikane”.

Pyetjes së moderatorit: “Nëse iranianët dhe Hezbollahu nuk ndërhyjnë seriozisht për të shpëtuar Gazën, a nuk është kjo problematike për projektin iranian?”.
El-Tufayli u përgjigj: “Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me Iranin, por të gjithë ata që janë të përfshirë në kete kryqëzatë, si: El Sisi dhe sundimtarët e vendeve të Gjirit. Ata përpiqen me të gjitha forcat të shpëtojnë kokën e tyre”.

Nëse myslimanët në Bregun Perëndimor, Gaza dhe vendet e tjera myslimane do të arrinin t’i thyenin kafazet e autoriteteve në vendet e tyre dhe t’i lironin të gjithë, pushtetarët aktualë do të ishin viktima të një faze të re, sepse ata janë pjesë e kësaj kryqëzate. Imagjinoni sikur egjiptianët, sirianët, irakianët dhe njerëzit e Gjirit të liroheshin. Çfarë do të ndodhë me regjimin e Ben Zayed dhe të tjerëve? Kjo është arsyeja pse El-Sisi dhe kolegët e tij, të cilët i bëjnë thirrje Perëndimit dhe Sionistëve që të bëjnë presion mbi Gazën dhe ta eliminojnë atë, kanë frikë, sepse suksesi i Gazës do të thotë një fazë e re për botën dhe kjo do të ndodhë, e deshten ata kete apo jo, dhe kjo është arsyeja pse ata i kane hedhur të gjitha kartat në këtë betejë.”

Përktheu nga Saff.ba
Mr.sci. Saad Riza Gashi