Ishte dënuar gabimisht, lirohet pas 46 vitesh

Wilbert Jones, center, hugs William Aquino, attorney for Innocence Project New Orleans, as he leaves East Baton Rouge Parish Prison with his niece Wajeedah Jones, right, in Baton Rouge, La., Wednesday, Nov. 15, 2017. Jones, who has spent nearly 50 years in prison was freed after a judge overturned his conviction in the kidnapping and rape of a nurse. State District Court Judge Richard Anderson threw out Jones' conviction on Oct. 31, saying authorities withheld evidence that could have exonerated Jones decades ago. (AP Photo/Gerald Herbert)

Ai kaloi pas hekurave pjesën më të madhe të jetës. Wilbert Jones nga Louisiana u arresua në moshën 19-vjeçare për rrëmbimin dhe përdhunimin e një infermiereje.

Tani, pas 45 vitesh e 10 muajsh burg, ai fiton lirinë. Jo sepse e kreu dënimin e tij, por sepse nuk e kishte kryer kurrë atë dhe ishte burgosur gabimisht.

Gjatë dekadave të tëra në qeli, Jones kishte pretenduar gjithmonë pafajësinë. Akuzat kundër tij ishin bazuar totalisht në dëshminë e infermieres, e cila megjithatë i kishte thënë policisë se agresori i tij dukej të ishte më i gjate dhe e kishte zërin të ndryshem nga ai i Wilbert.

Por pavarësisht kësaj, forcat e rendit e arrestuan 19-vjeçarin. Tani zbulohet se autor i krimit kishte qenë një burrë tjetër, i cili ishte shpallur fajtor për një rast tjetër përdhunimi e ishte arrestuar për grabitje.

Drejtësisë së shtetit të Louisianës iu deshën mbi 45 vite për të kuptuar gabimin trashanik, megjithatë Jones thotë se e ka falur atë. “Zoti është shumë i mirë”, ishin fjalët e 65-vjeçarit pas daljes nga burgu, duke theksuar se familja kishte qenë gjithmonë forca e tij.

Dëshira e parë si njeri i lirë ishte një pjatë “gumbo”, gatim tradicional i Louisianës.