Ballina Sport Futboll Ishte duke festuar në sexhde, pështyhet nga kundërshtari

Ishte duke festuar në sexhde, pështyhet nga kundërshtari

Të enjtën skuadra e Fenerbahces luajti ndeshjen e mbetur të javës së 32-të në Superligën e Turqisë, kundër Trabzonsporit ku arriti fitore me rezultatin 3 me 1.

Futbollisti i Trabzonsporit, Mahmoud Trezeguet arriti të shënonte golin e vetëm për ekipin e tij kur shifrat ishin 3 me 0.

Por, në momentin kur ai po e festonte golin ndodhi diçka e çuditshme dhe e tmerrshme, pasi në pyetje ishin dy lojtarët musliman.

Lojtari i Fenerbahces, Samet Akaydin e pështyu lojtarin kundërshtar, kur ai po festonte në sexhde.

Skuadra e Trabzonsporit e ka quajtur këtë gjest jo-sportiv dhe ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Turqisë të marrin masa ndaj lojtarit të Fenerit.

Pamje: