Ballina Artikuj Islami nuk është vetëm terapi

Islami nuk është vetëm terapi

Imam Tom Facchine

Një nga gjërat për të cilat duhet të shqetësohemi në epokën e mediave sociale, në epokën e “guruve”, në epokën e përhapjes së terapisë dhe kulturës së terapisë – pavarësisht se nuk kemi ndonjë objeksion me terapinë në vetvete – është reduktimi dhe instrumentalizimi i Islamit. Kultura e terapisë e redukton dhe e instrumentalizon Islamin. Në këtë lloj kulture Islami është thjesht një instrument për arritjen e disa objektivave në dynja, të cilat mund të përmirësojnë diçka, ose të cilat janë të mira në vetvete. Një gjë të tillë mund ta quajmë jogifikimi i Islamit.
Njerëzit bëjnë disa gjëra dhe flasin sesi të njëjtat gjenden në Kuran apo Sunnet, megjithatë, të tilla gjëra përdoren vetëm për të reduktuar stresin. Përdoren vetëm për t’u shëruar nga traumat. Kjo gjë i zhvleftëson ato, i zhbën. Kjo lloj mënyre bën që ne të marrim rolin e drejtuesit në këtë skenar. Mirëpo, Islami nuk është ky. Islami është nënshtrim? Çka do të thotë se ti e lejon Islamin që të të transformojë. Kjo është diferenca. Islami autentik, të ndryshon ty. Ti nuk mund të jesh i njëjti person. Ti mund të jesh filani tani, me komfortet e tua, nevojat e tua, me varësitë e tua, me dobësitë e tua, me vuajtjen tënde apo eksperiencat e tua. Sakaq, nëse ti synon ta përdorësh islamin dhe të mbetesh i njëjti person, thjesht të jesh më pak i stresuar apo diçka e kësaj natyre, atëherë, ndoshta ti je duke e instrumentalizuar islamin.
Përkundër kësaj, Allahu xh.sh. thotë se gjithsecili duhet të hyjë në Islam me të gjithë qenien e tij ose siç thuhet në një ajet tjetër, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e Botërave. (El-Enam, Ajeti 162)
Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Veçanërisht në kulturën e sotme, ku dominon prirja për të nënvizuar mëshirën e Allahut dhe për çka ndoshta ekzistojnë arsye të lidhura me common sensin e sotëm, sepse ka njerëz, ndoshta në gjeneratat e para ose edhe sot, të cilët mbitheksojnë zemërimin e Zotit. Gjë që sigurisht mund të ndodhë. Por, zgjidhja nuk është të shkojmë në ekstremin tjetër. Zgjidhja nuk është prezantimi i Islamit si diçka kryekëput sentimentale, afektive, diçka që thjesht të bën të ndihesh mirë.
Një mësues i mirë ose një mentor i mirë është i aftë të gjejë pikën fokale përmes së cilës mund të afirmoheni ose mund të sfidoheni. Një mentor i mirë arrin të gjejë balancën mes pritshmërive esktreme dhe vazhdimësisë. Me pak fjalë, ne na nevojitet një mentor i cili na këshillon kësisoj “Punë e mirë, jepi edhe pak, le të provojmë të arrijmë 20% më tepër se herën e shkuar”. Kjo është pak a shumë optika përmes së cilës duhet të shohim Islamin ose gjërat që kanë të bëjnë me Islamin. Islami nuk ka për të të thënë se je mirë. Çdo gjë që je duke bërë tani, çdo gjë për të cilën je duke menduar, çdo gjë që po ndjen në këtë moment është absolutisht e vlefshme dhe e mirë. Jo, nuk funksionon kështu. Islami është aty për t’ju sfiduar. Ti mund të ndihesh në një mënyrë të caktuar për diçka, ama je gabim. Ti duhet t’a nënshtrosh veten ndaj asaj që Allahu xh.sh. dëshiron. Kjo nuk do të thotë se kjo lloj gjendje mund të dominojë përgjithmonë. Mund të ketë gjëra të cilat janë në përputhje me atë që ti je, me historinë tënde, eksperiencën tënde etj. Siç mund të ketë gjëra të cilat mund të përplasen.
Kjo është ekzaktësisht puna që duhet bërë. Puna që duhet bërë, është një fjalë e ndyrë në shoqërinë e sotme, konformiteti. Islami ka të bëjë me konformitetin. Padiskutim që po. Por ky konformitet nënkupton nënshtrimin ndaj asaj që Allahu dëshiron. Ky është kuptimi i Islamit. /qendraminber