Ballina Artikuj Kush e ndërtoi xhaminë ku u mbajt Lidhja e Prizrenit?

Kush e ndërtoi xhaminë ku u mbajt Lidhja e Prizrenit?

Hoxhë Korab Hajraj

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, më 10 qershor 1878, si ngjarja më e madhe mbarëkombëtare, u mblodh në një xhami. Atëherë, a do të pyesim nesër: “Po xhamia ku u mblodhën shqiptarët për të mbrojtur tokën dhe identitetin e tyre, mos vallë edhe ajo u ndërtua me kërkesën e Serbisë?”
Historia islame na sjell shembullin e drejtësisë së Sulejmanit (a.s.), kur dy gra pretendonin amësinë për të njëjtin fëmijë. Kur ai urdhëroi që fëmija të ndahej më dysh, nëna e vërtetë hoqi dorë nga pretendimi i saj, vetëm që fëmija të jetonte. Pikërisht aty u zbulua e vërteta: ajo që sakrifikon për jetën dhe unitetin është nëna e vërtetë, ndërsa ajo që pranon copëtimin është mashtruese.
Edhe me kombin shqiptar është njësoj. Ata që pranojnë, nxisin apo justifikojnë ndarjen dhe përçmimin e institucioneve që kanë mbajtur gjallë identitetin tonë, në thelb po sillen si “nëna” që pranon copëtimin e fëmijës.
Çdo xhami është një Lidhje e re për kombin. Këto janë xhamitë tona, jo ato që duan disa.
Nëse synimi është forcimi i kombit, atëherë gjuha duhet të ndërtojë, jo të djegë ura.

Hoxhë Korab Hajraj