Islami përtej sekteve dhe fanatizmit

Hoxhë Halil Avdulli

Islami nuk është emra sektesh, as shkollash juridike, as lëvizjesh islame dhe as adhurim i njerëzve.

Islami është besimi vetëm në Allahun e Lartësuar, pa të barabartë dhe pa ortak në pushtet, në urdhër apo në dëshmi.

Ai është ndjekja e mësimeve të Tij që gjenden në Librin e Shenjtë – Kuranin – dhe në praktikën profetike, kur ajo ka synim fetar.

Të gjitha sektet, fraksionet, medhhebet dhe lëvizjet janë produkt i historisë islame – gjë që është krejtësisht normale – sepse të gjitha kanë lindur nga mendja e muslimanit dhe rrethanat historike, dhe do të vazhdojnë të lindin si pjesë e përpjekjes njerëzore për të ecur përpara dhe për të kuptuar fenë dhe jetën.

Kjo, në vetvete, nuk është aspak problem.

Problemi lind kur këto emërtime trajtohen me fanatizëm sikur të ishin fe më vete, ose kur askush nuk guxon të mendojë jashtë tyre.

Hoxhë Halil Avdulli