Itali, përmbytet një anije turistike, 4 të vdekur

Zjarrfikësit italianë thanë të hënën se kanë nxjerrë 4 trupa nga një liqen në veri të Italisë pasi një anije turistike u përmbyt në një stuhi të papritur dhe të ashpër, transmeton Anadolu.

Zhytësit u angazhuan gjatë natës pasi një stuhi përmbyti anijen me më shumë se 20 turistë dhe ekuipazh të dielën në mbrëmje. Trupi i fundit u gjet të hënën herët.

Zjarrfikësit njoftuan se 19 persona u shpëtuan. Shumë prej tyre thuhet se arritën të notonin deri në breg ose u shpëtuan nga varka të tjera.

Rajoni Lombardia të dielën mbrëma u përfshi nga një stuhi e fuqishme, duke shkaktuar vonesa në aeroportin Malpensa të Milanos.