Izetbegoviç: Gjaku i dëshmorëve dhe e vërteta do të mbrojnë Bosnjë e Hercegovinën

Bakir Izetbegoviç

Kreu i Dhomës së Popujve në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i SDA (Partia e Veprimit Demokratik), Bakir Izetbegoviç sot pas varrimit të 25-të kolektiv në Qendrën Përkujtimore Kamiçani pranë Prijedorit tha se të gjithë e dinë se gjenocidi që u krye në Krajina është i barabartë me atë të kryer në Podrinje, përveç se në Srebrenicë kah fundi ishte më intensive, kurse këtu ka vazhduar me vite, por rezultatet janë të njëjta, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se pala serbe ka kryer agresion dhe gjenocid në BeH, spastrim etnik dhe krime të tmerrshme duke shtuar se ata ishin gjithmonë individë, por se individët nga pala serbe ishin establishmente komplete politike, fetare dhe intelektuale, mijëra të gatshëm të kryejnë krime ndaj fqinjëve.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Mirë është të flasim për procesin e pajtimit, për faljen, por para kësaj duhet të flasim për vetëdijësimin për atë që ndodhi këtu dhe forcën që boshnjakët duhet të kenë për të parandaluar që gjëra të tilla të mos ndodhin përsëri. Nëse jemi të dobët, të ndarë, nëse ka shumë prej tyre që kanë një refleks nënshtrues, mund të na ndodhin përsëri gjëra të tilla si ato që kemi përjetuar disa dekada më parë”, tha Izetbegoviç.

Ai shtoi se nuk duhet të lejojnë relativizimin e asaj që ka ndodhur.

“Gjaku i dëshmorëve dhe e vërteta do të shpëtojë BeH-në nga ribërja e disa botëve serbe, ndarje të BeH-së, ndarje të vendit. Në asnjë mënyrë mos lejoni relativizimin e të vërtetave në lidhje me agresionin, gjenocidin, që palët të barazohen, që të flitet për një konflikt fatkeq. Ky nuk ishte konflikt fatkeq, ky ishte agresion kundër BeH-së, gjenocid, spastrim etnik”, tha Izetbegovic.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth “botës serbe”, ai tha se kjo është një emër tjetër për “Serbinë e Madhe”. /aa