Izraeli arreston 4 peshkatarë palestinezë në brigjet e Gazës

Forcat detare izraelite arrestuan katër peshkatarë palestinezë në brigjet në veri të Rripit Gazës, sipas një zyrtari lokal, raporton Anadolu Agency (AA).

“Peshkatarët u arrestuan në bordin e varkës së tyre pasi u sulmuan”, tha për AA Nizar Ayyash, kreu i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë.

Ai tha se varka e peshkimit u dërgua nga forcat izraelite në portin e Ashdod në Izraelin jugor.

Mbetet e paqartë pse u arrestuan peshkatarët.

Nuk kishte asnjë koment nga ushtria izraelite mbi incidentin.

Rreth 4.000 palestinezë punojnë në sektorin e peshkimit në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Bujqësisë.

Peshkatarët palestinezë ankohen për shkelje të shumta izraelite, duke përfshirë përpjekjen për të fundosur varkat palestineze në det, duke gjuajtur në to, si dhe për ngushtimin e zonës së peshkimit për periudha të gjata. /aa