Izraeli ndërhyn ndaj protestuesve në kufirin e Gazës

Të paktën 11 palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së Izraelit në protestat e “Marshimit të Kthimit të Madh”, të organizuara në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet shëndetësore, forcat izraelite kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj protestave paqësore të “Marshimit të Kthimit të Madh”, të organizuara në kufirin lindor të Gazës.

Si pasojë e ndërhyrjes 11 palestinezë janë plagosur dhe kanë qenë në rrezik nga asfiksimi.

Dhjetëra palestinezë me qëllim që të mbrohen nga snajperistët izraelitë kanë djegur goma në kufi.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani, janë martirizuar më shumë se 180 palestinezë.