Forcat ajrore izraelite kanë nisur një valë sulmesh kundër infrastrukturës së magazinimit dhe lëshimit të raketave në Iranin qendror, njoftoi ushtria izraelite përmes një deklarate zyrtare.
Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme për vendndodhjet e sakta të sulmeve, por sipas raportimeve, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në disa zona të Iranit, përfshirë Teheranin, Qom-in dhe Karaj-in.
Situata vijon të jetë shumë e tensionuar mes dy vendeve. /mesazhi







