Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Izraeli shkatërroi 32 xhami për 16 ditë

Izraeli shkatërroi 32 xhami për 16 ditë

Me xhaminë En-Nur el-Muhammedi të shkatërruar së fundmi në sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, numri i xhamive të shkatërruara që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor është rritur në 32.

Ministria e Brendshme e Palestinës në Gaza bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi se avionët izraelitë kanë sulmuar xhaminë En-Nur el-Muhammedi në lagjen Sheikh Ridwan në Gaza.

Në njoftim u theksua se si pasojë e sulmit ka të plagosur, ndërsa në një sulm ndaj një shtëpie në lagjen e njëjtë ka viktima.