Izraeli: Ushtria ka ‘lirinë e veprimit’ për të sulmuar Jeninin

Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha sot se i jep ushtrisë “lirinë e veprimit” për t’u marrë me qytetin palestinez të Jeninit, transmeton Anadolu.

“Duke filluar nga mëngjesi i sotëm, IDF-ja (ushtria izraelite) dhe Shin Bet (shërbimi vendas i inteligjencës) kanë një liri tjetër veprimi në Jenin”, ka thënë Gallant, citon transmetuesi publik izraelit KAN.

Ushtria izraelite u tërhoq nga Jenini sot herët, duke përfunduar operacionin e saj më të madh ushtarak në qytetin e Bregut Perëndimor në më shumë se 20 vjet.

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën në ofensivë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Pesë nga viktimat ishin të mitur.

“Nga këndvështrimi ynë, ky nuk është fundi i historisë. Ashtu siç kemi vepruar me forcë këtu, ne do të veprojmë pas kësaj me çfarëdo forca që kërkohet në një vend të caktuar ose në gjithë kampin e refugjatëve”, ka thënë Gallant.

“Objektivat e operacionit janë arritur plotësisht”, ka shtuar ai.

Ministri izraelit ka deklaruar se ushtria ka shkatërruar dhjetëra vende brenda kampit të refugjatëve Jenin, duke përfshirë punëtori për prodhimin e eksplozivëve.

Sulmi izraelit shkaktoi një valë dënimesh nga disa vende, duke përfshirë Türkiyen, Jordaninë, Egjiptin, Indonezinë, Arabinë Saudite, Pakistanin dhe të tjerë.