Qytetarët izraelitë u janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, që konsiderohen historike.
Në zgjedhjet e pesta parlamentare në vetëm tre vjet e gjysmë, lideri i opozitës Benjamin Netanyahu shpreson të kthehet në postin e kryeministrit.
Sipas sondazheve të fundit, partia e tij, konservatorja e djathtë Likud, mund të bëhet sërish partia në pushtet.
Megjithatë, është e paqartë nëse grupi i tij i krahut të djathtë mund të sigurojë shumicën e vendeve.
Në Twitter, politikani veteran, me nofkën “Bibi”, paralajmëroi për një tendencë rënëse në sondazhet e fundit dhe u kërkoi mbështetësve të tij të ngriheshin dhe të votonin pasi fitorja ishte afër.
Dyzet parti të ndryshme po konkurrojnë për zgjedhjet e 25-ta në Knesset, parlamenti izraelit, por vetëm një e treta pritet të kapërcejë pengesën prej 3,25%. /atsh
Israel president @Isaac_Herzog votes#Israelex22 pic.twitter.com/yeNCuDuoBK
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) November 1, 2022


