Ja ku mund ta ndiqni miqësoren Suedi – Kosovë

Kosova do të luajë ndeshje miqësore me Suedinë në Katar të dielën me fillim nga ora 15:45 me kohën tonë lokale.

Trajneri Bernard Challandes ka ftuar shumë lojtarë nga Superliga e Kosovës, duke i dhënë mundësinë që te luajnë për vendin e tyre, shkruan Indeksonline.

Transmetimin drejtëpërdrejt të ndeshjes do ta bëjë RTK.

Kjo ndeshje miqësore vjen para sfidave jetike në mars në “Nations League”.