BE-ja përgatitet t’ua vë vizat amerikanëve

Parlamenti Evropian njoftoi sot se qytetarët amerikanë duhet të marrin viza për të vizituar në BE-në, për aq kohë sa Washington refuzon të lejojë udhëtimin për pesë vende të bllokut europian.
Çdo veprim që rivendosë vizat për qytetarët amerikanë do të duhet të miratohet nga shtetet anëtare fillmisht, një proces ky i cili mund të marrë vite të tëra.
“Qytetarët e Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Polonisë dhe Rumania ende nuk mund të hyjnë në SHBA pa vizë, ndërkohë që qytetarët e SHBA-ve mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e BE pa viza,” thuhej në një deklaratë të Parlamentit Europian.
“Komisioni duhet të pezullojë sistemin e Heqjes së Vizave për shtetasit e SHBA-ve për 12 muaj”, thuhej në deklaratë.
Deklarata e Parlamentit vuri në dukje se Kanadaja gjithashtu vendosi kushtet e vizave për qytetarët bullgarë dhe rumunë, por këto kufizime do të hiqen në dhjetor. /MESAZHI/