Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ja zhvillimet kryesore të orëve të fundit në Palestinë

Ja zhvillimet kryesore të orëve të fundit në Palestinë

Izraeli thotë se ka informuar Hamasin për gatishmërinë e tyre për të zgjatur armëpushimin në këmbim të lirimit të 50 robërve të tjerë.

Zyra e kryeministrit izraelit thotë se ka marrë një listë tjetër me emra të të burgosurve palestinezë që do të lirohen dhe se diskutimet po vazhdojnë.

Shoqata e të burgosurve palestinezë ka zbuluar se më shumë se 60 palestinezë u arrestuan nga forcat izraelite gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka rënë dakord të mos aktivizojë Starlink mbi Gazën pa miratimin e Izraelit, tha ministri izraelit i komunikimit. /mesazhi