Jackie Chan nuk do t’i lë djalit të tij asgjë nga pasuria

Jackie Chan është milioneri i 10-të që nuk do t‘i lë  trashëgimi pasardhësve.

Ylli botëror njoftoi se ai nuk do t‘i lë asgjë nga pasuria e tij prej 130 milionë dollarësh djalit të tij, ndërkohë që ato do t’i dhurojë  për bamirësi. 

Jackie këtë e konfirmoi në një konferencë speciale për shtyp për filmin e tij të ri “Zodiaku Kinez” në  Pekin se ai nuk do t’i jepte djalit të tij asnjë nga pasuria e tij dhe do ta linte atë të punonte për të fituar paratë vet.

Pas vendimit të artistit ndërkombëtar Jackie Chan që ai nuk do të lërë asgjë nga pasuria e tij djalit të tij, ne rishikojmë disa nga njerëzit më të pasur në botë që morën të njëjtin vendim.

Kush mori të njëjtin vendim:

Jordan Ramsay
Sting
Andrew Lloyd Webber
George Lucas
Pierre Omidyar
Michael Bloomberg
Warren Buffett
Mark Zuckerberg
Bill Gates