Japonia ndihmon në përmirësimin e ekonomisë së Afganistanit

Ministri i Jashtëm afgan, Mavlavi Amir Khan Muttaqi ka pritur në takim ambasadorin japonez në Kabul, Takashi Okada.

Në takim, ambasadori japonez siguroi se vendi i tij do të rrisë ndihmën për Afganistanin.

Muttaqi falënderoi Japoninë për ndihmën prej 106 milionë dollarësh dhe për ndërveprimin pozitiv diplomatik me Afganistanin.

Nga ana e tij, ambasadori Okada tha se janë duke diskutuar me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur mënyra për të përmirësuar ekonominë afgane.

Ai tha se vendi i tij synon të rrisë ndihmën e tij në Afganistan në fushat ndryshme për rregullimin e jetesës së njerëzve, për të gjetur një alternativë për të zëvendësuar kultivimin e lulëkuqes, trajtimin e të varurve nga droga dhe sektorë të tjerë.