Anëtari i familjes Jashari dhe ish- kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka quajtur të turpshme deklaratat, siç thotë ai të disa politikanëve dhe individëve, që krahasojnë veprimet e Qeverisë në veri me krimet e Millosheviqit.
Ai ka thënë se këta individ janë politikan e disa që sipas tij thirren si shokë” të Kryekomandantit Adem Jashari,
“Është e turpshme dhe e papranueshme se si disa individë e politikanë të vendit, e akoma më keq disa të tjerë që thirren si “shokë” të Kryekomandantit Adem Jashari, bëjnë deklarata që nga njëra anë përbuzin veprimet legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në veri, ndërsa nga ana tjetër i krahasojnë këto veprime shtetërore me krimet e regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Kjo nuk është as padije, as lapsus politik por fyerje e rëndë ndaj sakrificës së popullit shqiptar. Si mund të krahasohet sundimi dhe shtypja e përgjakshme e Serbisë ndaj shqiptarëve me veprimet e shtetit tonë sovran, i cili po shuan struktura paralele ilegale, po vendos rend dhe ligj dhe po garanton funksionimin e institucioneve në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës?”, ka shkruar në Facebook, Jashari.
Sipas tij këto deklaratat i konvenojnë vetëm Serbisë, e cila e do të përçarë popullin e Kosovës. Sipas tij, historia nuk fshihet me deklarata ditore dhe as nuk rishkruhet për interesa politike.








