“Java kundër korrupsionit”, diskutohet problemi i blerjes së barnave në sistemin publik

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017” mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Instituti ‘Columbus’ organizon një tryezë diskutimi, ku do të flitet lidhur me problemet në shëndetësi, me theks të veçantë problemet që po përcjellin blerjen e barnave për sistemin publik.

Ky hulumtim i Institutit Columbus është përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS.

Ndryshe, është viti i dytë që organizohet “Java Kundër Korrupsionit”, synimi i së cilës është diskutimi për sektorë të ndryshëm ku ka veprimtari korruptive.