Islami sot përballet me dy lloj njerëzish:
konservatorët dhe modernistët.
Konservatorët janë të lidhur pas formave të vjetra, ndërsa modernistët lakmojnë forma të huaja.
Të parët e tërheqin Islamin mbrapa, drejt të kaluarës; të dytët e shtyjnë nëpër labirintet e një të ardhmeje të huaj.
Megjithatë, këto dy grupe kanë një të përbashkët:
Të dy e shohin Islamin nga një këndvështrim i ngushtë, duke e reduktuar në “religion”, ashtu siç kuptohet në konceptin Evropian laik.
Ky kufizim ka çuar në një keqinterpretim të rëndë, duke e zvogëluar Islamin thjesht në disa tema shumë periferike dhe kjo është një gabim thelbësor.
I frymëzuar nga shkrimet e Alija Izetbegoviç
Hoxhë Halil Avdulli








