Jerusalemi ‘ringjall’ tubimet masive fetare për pashkë

Christian worshippers carrying a wooden cross arrive at the Church of the Holy Sepulchre, during a Good Friday procession along the Via Dolorosa (Way of Suffering) in Jerusalem's Old City on April 2, 2021. (Photo by Emmanuel DUNAND / AFP)

Mijëra u mblodhën për të ‘Premten e Madhe’ në lagjen e Krishterë ndërsa jeta ngadalë po kthehet në normalitet.

Mediat lokale raportojnë se mijëra persona u mblodhën në lagjen e Krishterë të qytetit të vjetër të Jerusalemit të premten për marshin e quajtur Udha e Kryqit, duke ndjekur hapat e fundit të Jezusit para kryqëzimit të tij (sipas besimit të krishterë).
Kjo është prej ceremonive të para prej kur Jerusalemi lejoi më në fund tubimet masive fetare për shkak të fushatës së suksesshme të vaksinimit në vend dhe rënies së shpejtë të rasteve me COVID-19.
Plani i shtrirjes së vaksinimit anti COVID-19 në Izrael kryesisht ka mbuluar vetëm qytetarët e Izraelit, përfshirë kolonët izraelitë që jetojnë brenda Bregut Perëndimor dhe banorët palestinezë të Jerusalemit. Por ky plan ka përjashtuar gati 5 milion palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës e që janë nën okupimin ushtarak izraelit. /Mesazhi.com