Palestinezët përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme mes rrënojave të lëna nga sulmet izraelite në Khan Yunis të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Të privuar nga nevojat themelore, familjet vazhdojnë jetesën në tenda të improvizuara pranë shtëpive të tyre të shkatërruara ndërsa luftojnë me kushtet e motit të ftohtë.
Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi në Gaza më 10 tetor, Izraeli ende mban mbyllur kalimet dhe parandalon hyrjen e shtëpive të lëvizshme dhe materialeve të rindërtimit, duke përkeqësuar gjendjen e gati 2.4 milionë njerëzve në enklavë.




