Ballina Artikuj Jo çdo dëshirë që lind gjatë ditës meriton të ndiqet.

Jo çdo dëshirë që lind gjatë ditës meriton të ndiqet.

Mëso ta ndalësh veten…, jo çdo gjë që të tërheq, të bën mirë

Disa dëshira lindin në mendjen tonë për të na testuar, e jo për t’u përmbushur. Ti duhet të jesh i/e zgjuar të dallosh çfarë të bën mirë e çfarë të largon nga vetja jote.

Çdo ditë, zemra dhe mendja ngacmojnë dëshira të shumta, por jo të gjitha janë shenjë drejtimi për ne, ndonjëherë janë vetëm pengesa për avancimin tonë, por të veshura me joshje.

Nëse je i/e aftë të kontrollosh veten, nuk do të thotë që po largohesh prej lumturisë, por po largohesh prej ‘kënaqësive’ momentale dhe afatshkurtra të cilat mund të dëmtojnë në heshtje.

Liria e vërtetë është, jo të ndjekësh çdo dëshirë, por të dish cilat ia vlejnë

Mëso të thuash JO, kur kjo ‘jo’ mbron avancimin tënd

Nëse SFIDON dëshirat tua në baza ditore do të arrish MAJAT e suksesit

Unë e di që ti e kupton mirë dhe mund t’ia bësh vetes këtë favor


Vehbi Zeqiri